Ancelotti flet për spekulimet rreth lidhjes Rodrygo - Arabi Saudite

Futboll

Ancelotti flet për spekulimet rreth lidhjes Rodrygo - Arabi Saudite

Më: 31 janar 2025 Në ora: 18:51
Rodrygo

Kohët e fundit është raportuar se Arabia Saudite po interesohet për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygon.

Për këtë çështje ka folur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, ku tha se lojtarët e tij janë shumë të lumtur këtu.

“Rodrygo në Arabinë Saudite? Lojtarët e mi janë shumë të lumtur këtu dhe duan të bëjnë histori këtu”.

“E thashë për Vinin, e përsëris për Rodrygo”, përfundoi ai.

Rodrygo ka kontratë të vlefshme me madrilenët deri më 30 qershor të vitit 2028.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat