Bledar Devolli pas disfatës me Vllazninë

Futboll

Bledar Devolli pas disfatës me Vllazninë

Më: 31 janar 2025 Në ora: 18:53
Bledar Devolli

Teuta u mposht nga Vllaznia në shtëpi më rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Superioren.

Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i durrsakëve, Bledar Devolli doli në prononcim për mediat.

“Dhuruam një gol sapo filloi loja, gjithashtu dhe goli i dytë ishte një tranzicion.

Sapo filloi dhe pjesa e dytë pësuam të tretin dhe u bë më keq. Duhet të jemi të përulur dhe të bëhemi të gjithë bashkë që të dalim nga kjo situatë.

Edhe fati është pjesë e lojës, nga unë i pari duhet të marrim përgjegjësi bashkë me lojtarët.

 Nuk jam nga ata trajnerë që ia hedh fajin një reparti apo tjetri, kur fitojmë e bëjmë të gjithë dhe kur humbasim është po e njëjta. Të gjithë bashkë duhet të jemi të përulur në stërvitje dhe të përpiqemi të dalim nga kjo situate.

Kishim përgatitur diçka që në fillim të ndeshjes, por nuk na doli duke pësuar golin e dytë, nga një anë është dhe fati. Nga nesër fillojmë përmirësohemi dhe të eliminojmë gabimet. Nuk e ka fajin vetëm mbrojtja në këtë mes.”, shprehet Devolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat