Tottenham po mendon të bëjë një përforcim në sulm këto ditë të mbetura të merkatos dimërore.
Mediat britanike bëjnë me dije se klubi londinez i ka ofruar Bayern Munich 60 milionë euro për Mathys Tel.
19-vjeçari i Bayern Munich konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madhe, edhe pse ende nuk ka arritur dot të jetë një lojtar kyç te bavarezët. Tel u transferua në verën e vitit e vitit 2022 nga Rennes te Bayern për 22 milionë euro.
Transferimi i mundshëm i Tel te Tottenham ka ngjallur mendime të përziera mes tifozëve të klubit londinez dhe analistëve.
Disa e shohin 19-vjeçarin si një bast të rrezikshëm, duke qenë se ai ende nuk e ka dëshmuar veten si golashënues i qëndrueshëm në ndeshjet kryesore dhe kompeticionet e mëdha.
Nga ana tjetër, ka nga ata që theksojnë se lojtarë si francezi, me shpejtësi, teknikë dhe dhunti, kanë potencialin të bëhen lider nëse u jepet besimi dhe minutazhi i nevojshëm në fushë.
Gjithsesi, raportimet e fundit që vijnë tregojnë se lojtari e ka refuzuar ofertën e Tottenham, edhe pse Bayern kishte rënë dakord për këtë lëvizje. Për francezin ka interes edhe nga klubet e tjera të mëdha në Angli si Arsenal apo Manchester United.