Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, është rikthyer te goli në kampionatin elitar të Rumanisë, teksa ka tundur rrjetën në duelin ndaj Unirea Slobozia, ku skuadra e tij Dinamo Bukureshti triumfoi me rezultatin 1:3.
27-vjeçari shënoi golin e tretë në minutën 90+3 nga pika e bardhë e penalltisë duke “vulosur” shifrat 1:3.
Ky ishte goli i dhjetë në kampionat në 22 ndeshje të luajtura.
Ndër të tjera Selmani ka arritur të regjistrojë edhe 5 asiste, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dinamos së Bukureshtit, që ndodhet në vend të dytë, me pikë të barabarte me U.Kluzhin e vendit të parë dhe FCSB e vendit të tretë.