Fikayo Tomori pritet të largohet nga Milani në fund të merkatos së janarit.
Mbrojtësi i kuqezinjëve është afër rikthimit në Angli.
Raportohet se skuadra e Tottenhamit është në bisedime me Milanin për të arritur një marrëveshje.
Po ashtu ”Spirs” ka bisedime direkte edhe me Tomorin.
27-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2020, kur u transferua nga Chelsea.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 20-25 milionë euro.