Milani gjen zgjidhje për sulmin, kuqezinjtë transferojnë yllin meksikan

Futboll

Milani gjen zgjidhje për sulmin, kuqezinjtë transferojnë yllin meksikan

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 10:38
Santiago Giménez.

Milani ka gjetur zgjidhjen për sulmin në orët e fundit të merkatos, me kuqezinjtë që kanë arritur të transferojnë Santiago Giménez.

23-vjeçari, i cili ka shkëlqyer në radhët e Feyenoord, do të bashkohet pikërisht me rivalët e holandezëve në Champions.

Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ky operacion do t’i kushtojë Milanit 35 milionë euro.

Ai do të fluturojë drejt Milanos këtë të shtunë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë si lojtari më i ri i “Djallit”.

Meksikani do të zëvendësojë Alvaro Moratën, i cili është drejt kalimit të tij te Galatasaray.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat