Antonio Marku ka mbyllur aventurën e tij me Teutën. 32-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kosovë te skuadra e Drenicës.
Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen, me shkodranin që do të luajë për skënderasit në pjesën e dytë të sezonit. Eksperienca e Markut shton konkurencën te skuadra e Drenicës dhe bëhet një “vlerë” e shtuar për ndeshjet e mbetura.
Kujtojmë se këtë sezon me durrsakët ka mundur të luajë në 14 ndeshje. Ndërkohë kalimi në Kosovë për të është një rikthim, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vëllaznimit, Drenicës dhe Suharekës.
Gjithashtu në Shëipëri ka luajtur për ekipe si Vllaznia, Dinamo, Laçi dhe Kukësi..