Trajneri i Rubin Kazanit tregon vendimin e Dakut për të ardhmen

Futboll

Trajneri i Rubin Kazanit tregon vendimin e Dakut për të ardhmen

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 11:34
Mirlind Daku

Mirlind Daku do të vazhdojë të qendrojë te Rubin Kazani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës ruse.

Sipas “BUSINESS Online”, Rashid Rahimovi ka deklaruar se sulmuesi shqiptar ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, mediat ruse raportojnë se klubi po përpiqet të zgjasë kontratën me Mirlind Dakun.

“Gjithmonë do të ketë thashetheme për largimin, kështu që nuk e shoh me kuptim që të deklarosh se do të qendrosh. Që kur ka qenë këtu, kemi folur rreth kësaj çështjeje.

Ai ka pranuar të bisedojë dhe do të jetë me ne, të paktën deri në fund të sezonit”, ka thënë Rashid Rahimovi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat