Maqedonia e Veriut humbi nga kampioni europian Portugalia

Futboll

Maqedonia e Veriut humbi nga kampioni europian Portugalia

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 11:46
Maqedonia

Maqedonia e Veriut në futsal ka pësuar disfatë (1-5) ndaj kampionit aktual të Evropës, Portugalisë, në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e zhvilluar në QS “Jane Sandanski” në Shkup, skuadra e Vasko Skenderovskit nisi shkëlqyeshëm, duke kaluar në epërsi me golin e Ramadanit në minutën e nëntë.

Megjithatë, skuadra portugeze mori shpejt iniciativën. Santos barazoi në minutën e 11-të dhe në fund të pjesës së parë Matos dhe Neves shtuan avantazhin e miqve.

Në pjesën e dytë, Varela shënoi dy gola në vetëm dy minuta, duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat