Bledi Shkëmbi vë “duart në kokë”

Futboll

Bledi Shkëmbi vë “duart në kokë”

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 12:04
Bledi Shkëmbi

Tirana do të luajë ndaj Elbasanit ditën e sotme, takim që do të startojë në orën 16:30 dhe do të zhvillohet në orën 16:30.

Një duel shumë i delikat për bardheblutë, të cilët do të kërkojnë me doemos fitoren për të vazhduar me ecurinë pozitive në kampionat.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për kryeqytetasit, pasi ndaj verdhebluve do të kenë mungesa të rëndësishme.

Bledi Shkëmbi vë “duart në kokë”, pasi numri i lojtarëve që nuk do të jenë të gatshëm ka shkuar në 5.

Gjumsi dhe Marku kanë probleme fizike, teksa Haxhiu dhe Ismajli duan minimalisht edhe 2 javë kohë për t’u rikuperuar. Ndërkohë futbollisti i 5-të që mungon është Ernest, i cili është i pezulluar, pasi është ndëshkuar me karton të kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat