Përgatitjet për Euro U-17 “Shqipëri 2025”, grupi ndërinstitucional i punës zhvillon mbledhje në Rrogozhinë

Futboll

Përgatitjet për Euro U-17 “Shqipëri 2025”, grupi ndërinstitucional i punës zhvillon mbledhje në Rrogozhinë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 13:54
Pamje

Grupi ndërinstitucional i punës zhvilloi një mbledhje në Bashkinë e Rrogozhinës, ku u diskutua ecuria e punimeve në stadiumin “Egnatia Arena” dhe masat për krijimin e një atmosfere sa më festive në qytet, në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e FSHF-së prezantuan progresin e punimeve në “Egnatia Arena”, duke konfirmuar se gjithçka po shkon drejt përfundimit dhe stadiumi do të jetë gati për finalet e Europianit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FSHF-së kërkuan që Bashkia e Rrogozhinës të marrë përsipër brandimin e qytetit dhe krijimin e një fan zone, për të ofruar një atmosferë sa më festive për qytetarët dhe tifozët që do të ndjekin eventin.

Në ditët në vijim, grupi i punës do të zhvillojë takime të tjera me qytetet mikpritëse të Kampionatit Europian, për të ndjekur hap pas hapi ecurinë e përgatitjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat