Mazzola: Shpresoj të shënojë shumë më tepër gola se unë

Futboll

Mazzola: Shpresoj të shënojë shumë më tepër gola se unë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 14:07
Lautaro Martinez,

“Njerëzit nuk duhet të jenë shumë të lidhur me arritjet e tyre, i uroj që të shënojë shumë më tepër gola se unë”.

Lautaro Martinez, me tregolëshin e shënuar ndaj Monaco, në sfidën e fundit të Ligës së Kampionëve, ka arritur në 17 gola, duke barazuar Sandro Mazzola si shënuesin më të mirë të Interit në këtë kompeticion europian.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Mazzola foli për 10-shin argjentinas: “Pseudonimi (“Toro” i tij është i bukur, sidomos për dikë që quhet Mazzola. Ai është gjithashtu një kapiten i madh, përveçse sulmues i shkëlqyer. Lautaro mishëron Interin, udhëheq me shembullin personal dhe është i dashur nga të gjithë”.

Gjatë intervistës, Mazzola dha mendimin e tij edhe për derbin e Madoninës, që do të zhvillohet nesër, prej orës 18:00 në “San Siro”: “Është ndeshja më e rëndësishme nga të gjitha. Kuqezinjtë janë në një moment të vështirë, por duhet ta fshijmë gjithçka para derbit, sepse kurrë nuk I dihet. Po e them se Interi është më i fortë, por vlera duhet të dëshmohet në fushë.

Megjithatë, i besoj Inzaghit. Po e rregullon situatën, po bind edhe ata kritikë që nuk e konsideronin një trajner të madh. Jam tejet i lumtur që po shoh kaq shumë italianë në fushë. Derbin do ta ndjek nga shtëpia, shpresoj me fëmijët dhe nipat, por do të doja të isha në ‘San Siro’. Jo në tribuna, por në fushë duke e luajtur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat