Leart Paçarada me ekipin e Kolnit nuk kanë të ndalur, prijnë në Bundesliga II

Futboll

Leart Paçarada me ekipin e Kolnit nuk kanë të ndalur, prijnë në Bundesliga II

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:11
Leart Paçarada - majtas duke festuar me shokë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Kolnit prijnë në Bundesliga II. 

Koln ka vazhduar me fitore, kësaj radhe triumfuan në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Braunschweig-ut, në kuadër të javës së 20-t.

Martel (13’) e Downs (30') – shënuan për Koln dhe Bicakçiç (1') për vendasit.

Paçarada është paraqitur nga minuta e parë duke treguar formë të lartë. 

Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 46-të.

Koln kryeson me 37 pikë e ka tre më shum se Hamburgerr SV (një ndeshje më pak) dhe Braunschweig është i 17-ti me 15 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat