Nuk ka fitues në Kurbin, Laçi dhe Partizani “sherr” për 1 pikë

Futboll

Nuk ka fitues në Kurbin, Laçi dhe Partizani “sherr” për 1 pikë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:29
Pamje

Partizani dhe Laçi kanë mbyllur duelin mes tyre.

Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superiores dhe e zhvilluar në Kurbin, ka përfunduar në barazim pa gola.

Një ndeshje që nisi mjaft mirë për Laçin, me vendasit që dominuan 45 minutat e para. Ishin të shumta aksionet e rrezikshme nga kurbinasit, të cilët vunë në vështirësi shumë herë Pano Qirkon.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të sfidës, volumi i ndeshjes ra ndjeshëm. Kështu, ekipet morën nga 1 pikë.

Me këtë barazim, Partizani shkon në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, kurbinasit me 24 pikë shkojnë në vendin e 6-të, duke lënë pas Bylisin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat