Kombëtarja nuk ia del në Jerevan

Futboll

Kombëtarja nuk ia del në Jerevan

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 16:35
Kombëtarja shqiptare e Futsallit

Kombëtarja shqiptare e Futsallit luajti sot ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Armenisë, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Në takimin e zhvilluar në Jerevan, në “FFA Technical Center Academy”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli u mundën me rezultatin 4-0.

Tekniku shqiptar e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Azem Brahimi (C), Arber Shkodra, Halim Selmanaj dhe Ermir Kryeziu.

Golin e parë të takimit armenët e shënuan në minutën e 16-të të pjesës së parë, me Denis Nevedrov që kaloi vendasit në avantazh.

Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve, armenët realizuan edhe golin e dytë në minutën e 24-t me Petrosov, ndërsa në të 26-ën Nevedrov shënoi të tretin. Fitoren e vulosi Vladimir Sanosyan, i cili realizoi golin e katërt në minutën e 36-të.

Kombëtarja e Futsallit do të luajë ndeshjen tjetër kualifikuese të Europianit sërish ndaj Armenisë, më 5 shkurt në Tiranë, në orën 19:00.

Shqipëria e Futsallit është pjesë e Grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat