Laçi dhe Partizani u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.
Në përfundimin e takimit, trajneri i kurbinasve Francesco Moriero doli në prononcim për mediat.
“Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre shumë të fortë. Për mënyrën si luajtëm sot djemtë merituan të fitonin, megjithatë e pranojmë këtë barazim. Duhet të vazhdojë punën pasi objektivi i parë është arritur për të dalë nga zona e ftohtë. Futbolli është evolucion, nuk ka më futboll pozicional.
Për mua futbolli është të mbulojmë hapësirat boshe qoftë mesfushor qoftë sulmues. Po punoj për këtë që kur kam ardhur këtu. Unë jam shumë i kënaqur për lojën e djemve aq më pak për rezultatin, kemi një skuadër shumë të re dhe përballë kishim një skuadër shumë të mirë.
Në sytë e njerzve Laçi e bëri Partizanin të luante keq në këtë ekip. Përderisa jemi në një gjendje të tillë unë jam shumë i kënaqur. Kjo është një skuadër që punon shumë, nëse në futbollin modern nuk punon shumë nuk merr shumë.
Kemi bërë dy gabime të vogla që mund të na kushtonin shumë, bëmë gjithçka që të merrnim një fitore sot. Trajneri bën zëvendësime atëherë kur ekipi ka nevojë, jam i vetëdijshëm që kam një ekip të ri. Sot skuadra ka qenë vërtetë perfekte”, u shpreh Moriero.