Nottingham Forest arrin fitoren më të thellë në historinë e saj në Premier League

Futboll

Nottingham Forest arrin fitoren më të thellë në historinë e saj në Premier League

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 16:53
Nottingham Forest

Nottingham Forest është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League.

Pas humbjes 5-0 ndaj Bournemouth fundjavën e kaluar, ekipi i drejtuar nga Nuno Espirito Santo u rikthye sot te fitorja duke mposhtur 7-0 në shtëpi Brighton.

Kjo është fitorja më e thellë e Nottingham në historinë e tyre në Premier League. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të, autogol i miqve me anë të Dunk. Morgan Gibbs-White dyfishoi shifrat në minutën e 25-të.

Chris Wood, lojtari i ndeshjes, shënoi 3 gola, në minutat 32′, 64′ dhe 69′ me penallti. Në minutat e fundit pati kohë edhe për dy gola të tjerë, Williams në minutën e 89-të dhe Jota Silva në 91′.

Vlen për t’u përmendur 3 asistet e dhënë nga Anthony Elanga.

Pas kësaj fitoreje, Nottingham renditet në vendin e tretë me 47 pikë, njësoj sa Arsenal i vendit të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat