Real Madridi përsëri do të ketë punë me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të përballet për herë të katërt radhazi me Cityn në këtë kompeticion.
Ndeshjet e fundit mes këtyre dy klubeve kanë qenë më të fortat në këtë dekadë, me dyshen që ka fituar tri finalet e fundit të Ligës së Kampionëve (dy herë Reali, një herë City).
Ky ritakim i Cityt e Realit, i gjen dy skuadrat pas një forme të dobët të treguar në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes së parë në Manchester, Ancelotti është duke punuar për një plan mbrojtës, derisa ai është i gatshëm të startojë me David Alaban në “Etihad Stadium”.
Austriaku dalë nga dalë është duke u kthyer në aksion me Real Madridin, pasi kishte qenë për 13 muaj jashtë fushave të blerta, shkaku i një operimi pas këputjes së ACL-së në dhjetor të vitit 2023.
Ancelotti dhe stafi mjekësor i Real Madridit besojnë se ai është kthyer më i fortë se kurrë dhe plani i italianit është që ai të startojë kundër Cityt, raporton “Diario AS”.
Mbrojtësi veteran ndeshjeve të fundit ka hyrë në fushën e lojës nga banka rezervë, dhe duket se ai do të startojë nga minuta e parë në ndeshjet ndaj Espanyolit dhe Leganes.
Një paraqitje ndaj Atletico Madridit fundjavën e ardhshme nuk është e lënë anash, por Ancelotti ka mendjen ta mbrojë, sepse e dëshiron të gatshëm për ndeshjen me “Cityzens”.
Arsye tjetër për këtë veprim të Ancelottit është edhe problemi me lojtarët që janë afër suspendimit me kartonë të verdhë. Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni janë vetëm një karton të verdhë larg mbetjes jashtë për ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.
Ancelotti ëants Alaba ready to start both games, but he ëill only do so if a suspension is activated, ëith his experience vital to Real Madrid’s hopes of retaining their La Liga and Champions League titles in 2025.
Ancelotti e dëshiron Alaban që të startojë në të dy ndeshjet, por ai do ta bëjë këtë vetëm nëse ndodh ndonjë suspendim, me përvojën e tij që vlerësohet të jetë kyçe për fitimin e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve më 2025..