Zhgënjejnë Apolonia dhe Kastrioti, feston Pogradeci

Futboll

Zhgënjejnë Apolonia dhe Kastrioti, feston Pogradeci

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar tre ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Pogradeci ka mposhtur 1-0 Korabin, falë golit të shënuar nga Zguro nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.

Erzeni i vendit të fundit ka ndalur në një barazim pa gola 0-0 Apoloninë, ndërsa Valbona ka surprizuar Korabin, pasi ka arritur të barazojë 1-1 në transfertë përballë krutanëve.

Nesër do të luhen tre takimet e tjera të javës së 21-të të Kategorisë së Parë dhe sfidat Burreli-Vora dhe Lushnja-Flamurtari do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat