Calabria lë Milanellon me lot: Do të më mungojë gjithçka

Futboll

Calabria lë Milanellon me lot: Do të më mungojë gjithçka

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 17:52
Davide Calabria

Davide Calabria nuk do të jetë pjesë e Milanit.

Mbrojtësi italian, sot është përshendetur me shokët e skuadrës në qëndrën stervitore, pasi do ta vazhdoj karrierën te skuadra e Bolognas.

Ai u pa duke u larguar me lot në sy dhe tha se do ti mungojë gjithçka nga Milani.

”Është e vështirë, do të më mungojë gjithçka, gjithçka që kam përjetuar këtu. Gjithmonë do të mbaj me vete çdo kujtim që kam, jam mirënjohës për atë që kam përjetuar në Milan.

Si kanë qenë ditët e fundit?

“Vështirë, si kur ndahesh nga gruaja (qesh). Do të fillojë një kapitull i ri dhe i uroj të gjithëve më të mirat.”, deklaroi Calabria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat