Trajneri i Milanit ironizon Inzaghi-n

Futboll

Trajneri i Milanit ironizon Inzaghi-n

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 18:21
Pamje nga një ndeshje

Milani do të përballet me Interin në mbrëmjen e nesërme.

Një ndeshje që pritet të dhurojë shumë spektakël dhe që mbart interes të madh, veçanërisht pas asaj që prodhoi ky takim në përballjen e fundit, atje ku Milani i përmbysi zikaltërit në finalen e Superkupës.

Inzaghi e përmendi shumë herë rastin e Asllanit ku u ndërhy nga Morata dhe që solli një nga golat për Milanin, atje ku për trajnerin e Interit, gjyqtari ndihmoi kuqezinjtë duke mos akorduar faullin.

Por Conceicao, i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë temë, ironizoi duke thënë se Inzaghi ka një arsye që justifikohet gjithmonë me këtë moment, duke lënë të nënkuptuar se ajo humbje i ka dhembur shumë.

“Inzaghi kujton ende faullin ndaj Asllanit? Nuk kam pse ta komentoj, është mendimi i tij, unë kam mendim tjetër.

Ndeshja ka përfunduar, nuk ka më rëndësi tani. Inzaghi ka arsyet e tij që flet kështu. Ka pasur raste edhe me ne që arbitrat nuk e japin një faull, por e gjithë ndeshja nuk mund të bazohet në një episod”, tha Conceicao..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat