Gnabry: E vështirë, kundërshtar i panjohur

Futboll

Gnabry: E vështirë, kundërshtar i panjohur

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 18:34
Serge Gnabry

Sulmuesi i Bajern Mynih, Serge Gnabry ka analizuar rivalin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, duke u ndalur edhe te atmosfera në stadiumin e “Keltëve”:

“Do të jenë dy ndeshje të vështira, por ne i presim me padurim.

Për mua është një kundërshtar i ri. Si lojtar ju jeni gjithmonë në pritje të një eksperience të re.

Joshua më tha se ishte një nga atmosfera më të mira që kishte përjetuar ndonjëherë kur luajtën në Gllasgou. Kjo është arsyeja pse mezi po e pres me padurim.

Skuadra e Sëlltikut është e mirë. Shpresonim të ishim në tetë më të mirët. Tani jemi në ‘play-off’, duhet ta pranojmë këtë dhe mezi presim ndeshjet”, e mbylli Gnabry.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat