Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Lorran i cili doli në prononcim për mediat.
“Rikuperuam në pjesën e dytë dhe ishim shumë mirë, falenderoj zotin për golin. Kemi përpara një ndeshje ditën e hënë.
im i preferuar është mbrojtës i majtë, sezonin e kaluar kam luajtur edhe si 6-sh edhe si 8-sh, por mbrojëtësi i majtë është roli im i preferuar në fushën e lojës.
Aliji më ndihmon shumë sepse ka shumë teknikë dhe më ndihmon shumë me topat që shërben në ofensivë”, u shpreh Lorran.