Gjoka: Goli i pësuar ishte mungesë përqendrimi

Futboll

Gjoka: Goli i pësuar ishte mungesë përqendrimi

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:08
Ernest Gjoka

Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat.

“Mendoj se te goli i pësuar ishte mungesë përqëndrimi, mendoj se gjithçka shkoi ashtu siç ne e kishim planifikuar, ndaj një kundërshtari si Dinamo.

Për lagimin e Rashicës jemi munduar të bëjmë një merkato të mirë, besoj se ai që do të vijë do ta plotësojë.

Nasër është pjesë e Skënderbeut, e kemi konfirmuar.

Sot kishim përballë një skuadër shumë të mirë, që luan me topin.

Duhej me patjetër që sot të ishim të kujdesshëm dhe të disiplinuar.

Balanca na ka munguar shpesh herë dhe është shumë e vështirë. Ne jemi të destinuar të luftojmë për 3 pikë, por edhe kjo pikë na ndihmon shumë. Me mungesë të Bismarkut nuk kishim alternativë më të mirë të mundshme dhe luajtëm me Rashicën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat