Vinicius Junior refuzon të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori

Futboll

Vinicius Junior refuzon të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:41
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka hedhur poshtë edhe njëherë tjetër të gjithë zërat që e lidhin më një transferim të mundshëm në verë drejt Arabisë Saudite.

Edhe pse ofertat e përmendura nga klubet saudite shkojnë përtej normalitetit, flitet për shifra 300-350 milionë euro, braziliani është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet dhe shpreson të qëndrojë te Real-i për shumë sezone të tjera dhe të fitojë sa më shumë trofe.

“Kam ardhur këtu kur isha 18-vjeç dhe kisha shumë ëndrra, por kurrë nuk e kisha menduar që do të shënoja kaq shumë gola në kaq pak vite. Unë dua të vazhdoj të bëjë histori me këtë klub dhe shpresoj të qëndroj edhe për shumë vite të tjera.

Të hysh në historinë e Real Madrid-it është shumë e vështirë, sepse ka pasur shumë legjenda që kanë shënuar shumë gola dhe kanë fituar shumë trofe. Edhe unë ëndërroj të bëhem legjendë e këtij klubi dhe të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj trofe të tjerë”, tha Vinicius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat