Atalanta ka barazuar me rezultat 1:1 në përballje me Torinon, në takimin e javës së 23-të në Serie A.
Futbollisti Retegui në minutën e 74-të humbi penalltinë për Atalantën.
Berat Gjimshiti shënoi në minutën e 35-të për vendasit dhe Maripan në atë të 40-tën për udhëtuesit.
Kur Vanja Saviq - MIlinkoviq me lojtarët serbë sulmuan Granit Xhakën më 2 dhjetor të vitit 2022
Shqiptari i shënon portierit serb, Vanja Milinkoviq-Saviq, që më 2 dhjetor të vitit 2022 e kapi për fyti Granit Xhakën në Kampionatin Botëror.
Gjimshiti u vlerësua me notë të lart, 8.1 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Gjimshiti ishte prej më të mirëve në fushën e lojës.
Pas javës së 23-të në Serie A, Atalanta zë vendin e 3-të me 47 pikë dhe Torino është në të 11-tin me 27 sosh.