Muriqi me shokë nuk bëjnë dot befasi në Spanjë

Futboll

Muriqi me shokë nuk bëjnë dot befasi në Spanjë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 21:12
Pamje nga ndeshja

Atletico Madrid fiton në shtëpi 2-0 ndaj Mallorca-s dhe rrit kështu presionin ndaj Real Madrid-it.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga braziliani Samuel Lino në minutën e 25′, pas asitit të Giuliano Simeone.

Vedat Muriqi me shokë nuk arritën dot të reagonin dhe të ndryshonin rezultatin.

Djemtë e Simeone-s bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë, të mbrohen por edhe të dalin në kundërsulme të shpejta.

Në minutën e fundit, pasi një aksioni të shpejtë, Griezmann shënon një supergol duke vulosur fitoren 2:0.

Pas 22 javësh, Atletico renditet në vendin e dytë me 48 pikë, 1 pikë më pak se Real-i i vendit të parë dhe 6 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por dy rivalët nuk i kanë luajtur ende ndeshjet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat