Tregon arsyen pse zgjodhi kuqezinjtë

Futboll

Tregon arsyen pse zgjodhi kuqezinjtë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 22:34
Santiago Gimenez

Santiago Gimenez ka mbërritur sot rreth orës 18:30 në Milano.

Nesër është dita e testeve mjekësore, sigurisht që do jetë i pranishëm në stadium për derbin ndaj Inter-it.

Milan do i paguajë Feyenoord 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse deri në vitin 2028. Rroga fillestare e meksikanit do jetë 2.5 milionë euro neto në sezon.

I pritur nga një grup i madh tifozësh, Gimenez tha dhe fjalët e para si milanist, duke treguar arsyen pse zgjodhi pikërisht kuqezinjtë. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milan është një klub shumë i madh me histori”, tha Gimenez.

Pas arritjes së marrëveshjes për Gimenez, drejtuesit e Milan janë hedhur në sulm për objektivin tjetër madhor të merkatos, që është huazimi i Joao Felix nga Chelsea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat