Real Madridi befasohet nga Espanyoli, del duarthatë 

Futboll

Real Madridi befasohet nga Espanyoli, del duarthatë 

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Espanyoli ka befasuar si vendas duke e mposhtur me rezultat 1:0 Real Madridin, në takimin e javës së 22-të të kampionatit spanjoll. 

Befasi e madhe nga vendasit dhe Real Madridi doli kokulur megjithatë është lider në kampionat.

Futbollisti Romero shënoi në minutën e 49-të për fitoren e madhe. 

Real kryeson me 49 pikë e ka një më shumë se Atletico Madrid në pozitën e dytë. 

Espanyol është në vend të 17-të me 23 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat