Lugano ka shënuar fitore të mundimshme me rezultat 3:2 ndaj Sionit.
Karakateristikë është se Shkëlqim Vladi shënoi për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit, realizoi autogol.
Për vendasit shënuan Vladi (25'), Hajrizi (82' – autogol), Grgiç (90'+4 nga penalltia) dhe për udhëtuesit realizuan Miranchuk (15') e Sorgiç (88').
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi, u paraqitën standardë për Luganon dhe Kreshnik Hajrizi për Sionin.
Benjamin Kololli futet në lojë në minutën e 80-të për Sionin,
Bislimi u zëvendësua në mintutën e 74-të e Vladi në atë të 81-tën.
Lugano kryeson me 38 pikë e Sioni zë vendin e 9-të me 26 pikë pas javës së 21-të në kampionatin zviceran.