“Emirates Stadium” arena ku do të përballen sot Arsenal dhe Manchester City

Futboll

“Emirates Stadium” arena ku do të përballen sot Arsenal dhe Manchester City

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Stadiumi Emirates, sot do të jetë vendi ku do të përballen Arsenali dhe Manchester City.

Kjo ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për javën 24-të të Premier Leagues, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Në fakt, skuadra e Pep Guardiolas, pas disa rezultatesh negative në ligën angleze ka nisur ta marrë vetën dhe nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit duke arritur t’i fitojë pesë prej tyre dhe barazuar në një tjetër.

“Citizens” pas fitores prej 3:1 ndaj Chelseat janë futur në zonën e katërshes dhe mbetet të shihet nëse do të jenë aty edhe pas kësaj loje.

Derisa Arsenal gjendet në vendin e dytë me 47-të pikë, nëntë më pak se lideri Liverpooli.

“Topçinjtë” do të kërkojnë me çdo kusht t’i rrijnë pranë Liverpoolit në luftën për titullin kampion

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat