Triumfi madhështor ndaj Real Madridit, shikoni notën dhe statistikat e Marash Kumbullës

Futboll

Triumfi madhështor ndaj Real Madridit, shikoni notën dhe statistikat e Marash Kumbullës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 08:27
Marash Kumbulla

Real Madrid pëson disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. 

Mbrojtësi shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.

Kumbulla u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë.

Ai gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat