Ditën e djeshme u mbyll java e 23-të e Superiores dhe ekipet po bëhen gati për sfidat e radhës. Në javën e 24-të do të ketë sfida mjaft interesante, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Gjithashtu, një tjetër ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Elbasanit dhe Egnatias. Ndërkohë që Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi”, skuadrën e Bylisit dhe Skënderbeu pret Laçin.
Në ndeshjen tjetër Teuta do të përballet me Dinamon e Ilir Dajës. Ndeshjet e javës së 24-të do të luhen të dielën dhe të hënën, më 9 dhe 10 shkurt.
JAVA 24
AF Elbasani – Egnatia 09.02.2025 17:00
Vllaznia – Bylis 09.02.2025 17:00
Partizani – Tirana 09.02.2025 20:00
Skënderbeu – Laçi 10.02.2025 17:00
Teuta – Dinamo City 10.02.2025 17:00