Burreli “vjedh” te rivalët, matjanët prezantojnë mbrojtësin 25-vjeçar

Futboll

Burreli “vjedh” te rivalët, matjanët prezantojnë mbrojtësin 25-vjeçar

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 11:52
Ylber Muça

Ylber Muça është futbollisti më i ri i Burrelit. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Lushnjën, për të nisur një të re me skuadrën matjane, po në Kategorinë e Parë.

Në fazën e parë të sezonit, Muça ishte pikërisht pjesë e Lushnjës, ndërsa tani ka firmosur me rivalët e Burrelit.

Ndërkohë që më parë, 25 vjeçari ka veshur edhe fanellën e Shkëndijës së Tiranës, Korabit dhe Tomorit.

"KF BURRELI me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Ylber Muca. Klubi ka arritur marrëveshjen me mbrojtesin e majte nga Dibra i cili bashkohet me të verdh e bluve.Pasi nje eksperience me korabin Tomori dhe se fundmi ka qene pjese e Lushnjes fazen e pare

Mbrojtesi 25 vjecar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit defenciv të ekipit", njofton FC Burreli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat