Inter përforcohet para derbit, merr në huazim “yllin” e Romës

Futboll

Inter përforcohet para derbit, merr në huazim “yllin” e Romës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 11:53
Paulo Dybala dhe Nicola Zalewski

Nicola Zalevski është futbollisti më i ri i Inter.

Anësori polak ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Romën, për të nisur një të re po në Serie A, por me klubin zikaltër nga Milano, të paktën deri në fund të sezonit.

Kjo për shkak se Zalevski kalon nga Roma te Inter në formë huazimi.

Kjo formulë transferimi do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit aktual, por zikaltërit kanë të drejtën e blerjes.

Kujtojmë se Zalevski e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Roma. 23 vjeçari nga Polonia ka luajtur në ekipet zinxhir të kryeqytetasve italianë, teksa tashmë hedh një tjetër hap në karrierën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat