Bilanci ndërmjet Interit dhe Milanit

Futboll

Bilanci ndërmjet Interit dhe Milanit

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Milani ka fituar dy derbet e fundit kundër Interit në të gjitha turnetë, po aq fitore sa në 13 duelet e mëparshme (B2 H9) – kuqezinjtë mund të gjejnë tri fitore radhazi kundër kushërinjve për herë të parë që nga viti 2011, kur e bënin diçka të tillë me Maks Alegrin në stol.

Interi është skuadra që ka mposhtur Milanin më shumë herë në Serinë A (70), si dhe është skuadra që ka shënuar më shumë gola kundër kuqezinjve në kompeticion (259). Nga ana tjetër, kushërinjtë kanë barazuar më shumë ndeshje kundër Milanit sesa ndaj çdo kundërshtari tjetër në turne (56).

Bilanci ndërmjet Interit dhe Milanit në shtatë derbet e fundit në Serinë A (d.m.th., qëkur Simone Inzagi qëndron në pankinë) është i ekuilibruar, me nga tre fitore dhe një barazim; në këtë kohë, djemtë e tij kanë shënuar gjithmonë gjatë pjesës së parë dhe në përgjithësi hera e fundit nuk shënuan para pushimit daton në shkurt 2020. – Interi ka mbajtur portën e paprekur në secilën nga shtatë transfertat e fundit të kampionati, duke regjistruar një golavarazh të përgjithshëm 23-0; vetëm Milani (tetë nga nëntori 1993 deri në mars 1994) kishte arritur të siguronte më shumë transferta pa pësuar në të gjithë historinë e Serinë A.

– Duke marrë parasysh dueelet kokë më kokë midis tetë skuadrave më të mira aktualisht në renditje, Milani është skuadra që ka marrë më pak pikë në këtë Serie A, vetëm pesë (1F, 2B, 4H) – megjithatë, suksesi i vetëm këtyre kundërshtarëve erdhi pikërisht ndaj Interit, në fazën e parë.

– Interi ka shënuar 55 gola në këtë kampionat: të vetmet raste kur zikaltrit kishin dalë më mirë pas 22 ndeshjeve të para në një sezon të Serisë A ishin në 1949/50 (64), në 1950/51 (59) dhe në 1960/ 61 (56).

– Serxho Konseisao (i cili si lojtar bëri 41 paraqitje në Serinë A me Interin, midis 2001 dhe 2003) mund të bëhet trajneri i dytë i Milanit në 35 vitet e fundit që fiton dy derbet e para të Milanos kundër kushërinjve, duke marrë parasysh të gjitha turnetë, pas Masimiliano Alegrit midis 2010 dhe 2011.

– Tizhani Reijnders është mesfushori qendror që ka shënuar më shumë gola në këtë kampionat (gjashtë gola); Në përgjithësi, ai ka shënuar nëntë gola për Milanin në Serie A dhe mund të bëhet lojtari i pestë holandez që regjistron një seri dyshifrore golash për kuqezinjtë në turne, pas Marko van Basten (90), Klarenc Sedorf (47), Rud Gulit (38) dhe Frank Rajkard (16).

– Denzel Dumfris ka shënuar në secilën nga tre paraqitjet e tij të fundit në kampionat; Vetëm një mbrojtës ka arritur të gjejë rrjetën në katër paraqitje radhazi në Serie A në epokën e tre pikëve për fitore: Kristian Terlici, me Palermon në shtator 2005.

– Lautaro Martinez ka shënuar nëntë herë në këtë kampionat dhe me një gol do të bëhej lojtari i gjashtë dyshifror me fanellën e Interit në të paktën gjashtë sezone të ndryshme të Serisë A, pas Xhuzepe Meacës (9), Benito Lorencit (9), Alesandro Altobeliti (8), Roberto Boninsenjës (6) dhe Kristian Vierit (6). Me një gol ai do të bëhej edhe lojtari i tretë zikaltër që shënon të paktën dhjetë herë kundër Milanit në të gjitha turnetë, pas Xhuzepe Meacës (12) dhe Stefano Niersit (11).

– Mes trajnerëve që kanë luajtur më shumë sesa pesë derbe milanez në të gjitha turnetë, vetëm Arpad Vaiz (67%, 8/12) krenohet me një shkallë më të lartë suksesi se Simone Inzagi (64%, 7/ 13). Për më tepër, në rast fitoreje, trajneri aktual i Interit do t’i bashkohej Helenio Herrerës dhe vetë Vaizit në vendin e 2-të ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e derbit milanez me tetë fitore në të gjitha turnetë, pas vetëm Karlo Ançelotit (10).

– Vetëm kundër Veronës dhe Romës (gjashtë kundër të dyjave) Rafael Leao është përfshirë në më shumë gola sesa kundër Interit në Serinë A: pesë (3Gola +3Asiste). Për më tepër, e vetmja ndeshje në të cilën sulmuesi portugez u përfshi në të paktën tre gola në 10 kampionatet më të mira europiane ishte një derbi kundër zikaltërve të luajtur në javën e pestë: dy gola dhe një pasim fitues më 3 shtator 2022 (suksesi i fundit kuqezi në një derbi në të gjitha turnetë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat