Ndryshon krejtësisht planet për të ardhmen

Futboll

Ndryshon krejtësisht planet për të ardhmen

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Pamje nga ndeshja

Nëse pak muaj më parë spekulimet tregonin se mesfushori belg ishte gati të nisë për Arabinë Saudite, tani situata duket krejtësisht e ndryshme. 32-vjeçari thuhet se është i hapur për të rinovuar kontratën me Man. Sitin, duke lënë mënjanë mundësinë e një largimi nga Premier Liga.

Kontrata e De Brujnes me skuadrën angleze skadon qershorin e ardhshëm, gjë që ka nxitur shumë spekulime rreth të ardhmes së tij. Në muajt e fundit, klubet saudite janë konsideruar si kandidatët më të mundshëm për të siguruar nënshkrimin e tij, duke u përfituar nga investimet e mëdha që kanë bërë në yjet evropianë.

Megjithatë, De Brujne nuk e shqyrton më këtë opsion dhe, përkundrazi, është i gatshëm të fillojë bisedime për një rinovim me Man. Sitin.  Tani, topi është në fushën e Man. Sitit.

Pep Guardiola e ka vlerësuar gjithmonë belgun si një lojtar kyç në skuadrën e tij, dhe prania e tij e vazhdueshme do të ishte një lajm i mirë për kampionët në fuqi të Premier Ligës.

Pavarësisht dëmtimeve që kanë kufizuar performancën e tij në muajt e fundit, De Brujne mbetet një futbollist thelbësorë në mesfushë dhe një lider në dhomat e zhveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat