Liverpool merr shumën më të madhe

Futboll

Liverpool merr shumën më të madhe

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 13:14
Liverpool

Liga e Kampioneve ka mbyllur pjesën e parë të saj në mesjavë ku janë mësuar 8 skuadrat që janë kualifikuar direkt për në 1/8 e finaleve dhe 16 skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin në këtë edicion të Champions nëpërmjet play-off.

Bashkë me të janë mësuar dhe milionat që kanë fituar klubet pjesëmarrëse deri më tani. Shumën më të madhe e ka regjistruar Liverpuli që e mbylli në vend të parë fazën me grumbullim pikësh.

“The reds” kanë arkëtuar 56,8 milionë euro.

Në këtë fazë shpërndarja është nëpërmjet: milionat për pjesëmarrjen, milionat për çdo fitore të arritur, milionat për pozicionin, 2 milionë për arritjen mes tetë më të mirave dhe 11 milionë për pjesëmarrjen në 1/8 e finaleve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat