Broja mund të rikuperohet më shpejt nga ç’mendohej

Futboll

Broja mund të rikuperohet më shpejt nga ç’mendohej

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:08
Armando Broja

Orët e fundit të merkatos dimërore nuk do të sjellin asnjë ndryshim sa i përket Armando Brojës.

Sipas “Liverpool Echo”, ekipi i Evertonit ka ndryshuar mendje dhe po planifikon pjesën e dytë të sezonit me Armando Brojën.

Burime pranë klubit të Everton kanë bërë me dije se në vendimin final kanë ndikuar dy faktorë.

Së pari Evertoni nuk ka gjetur alternativa sa i përket sulmit në merkato si dhe të rejat më të fundit nga infermieria.

Sipas stafit të mjekëve të Everton dëmtimi i Brojës nuk është aq i rëndë ç’mendohej dhe se shqiptari pritet që të rikthehet ën fushat e lojës përpara Calvert-Lewin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat