Juventusi fiton me mund të madh ndaj Empolit të Ismajlit

Futboll

Juventusi fiton me mund të madh ndaj Empolit të Ismajlit

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:21
Lojtarët e Juves

Juventusi me mund të madh ndali tre pikë në konak të vetin në përballje me Empolin, duke e mposhtur me rezultat 4:1. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është paraqitur 59 minuta për Empolin. 

Udhëtuesit avancuan me golin e De Sciglio në minutën e 4-të. 

Megjithatë, në vazhdim Juve këndellet dhe shënoi katër gola përmes futbollistit Kolo Muani (61' e 64'), Vllahoviq (89’) e Conceicao (90+2’). 

Maleht në minutën e 84-të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja, duke e lënë Empolin me një lojtar më pak.

Juventusi renditet në vend të 4-të me 40 pikë pas javës së 23-të në Serie A dhe Empoli është në të 17-ti me 21 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat