Pse nuk ftohet Valdet Shoshi e kujt po i pengon?

Futboll

Pse nuk ftohet Valdet Shoshi e kujt po i pengon?

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 16:00
Valdet Shoshi

Ish futbollisti i mirënjohur Valdet Shoshi duket se po injorohet me qëllim!

Aktualisht trajner, nuk është ftuar në zgjedhjen e sportistit të vitit në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Pejës. 

Këtë e ka konfirmuar vet Shoshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.   

“Mbajnë mbledhjen e zgjedhjes së sportistit dhe nuk më ftojnë as si kryetar i Shoqatës së Trajnerëve as si Shef  i Sportit në Komunën e Pejës.

Me të vetmin motiv pse kam votuar kundër Bakirit (Burrit). Lidhja Rajonale, a është pronë e individëve?  Vota është e lirë dhe voton njeri si të donë.

Po ashtu pse se kam votu as Avdiun (Gashin) ku abstenova”, ka thënë Shoshi.

Pse nuk ftohet Valdet Shoshi e kujt po i pengon?

"Nuk është kjo hera e parë që nuk më ftojnë!

Prej që kam votuar kundër Bakirit marrëdhëniet janë ftohur.

A është hakmarrje", pyet Shoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat