Tottenhami megjithatë këndellet në Premier League, pas shtatë ndeshjeve iu ktheheve fitoreve.
Që nga data 15 dhjetor e vitit 2024 nuk e ka shijuar fitoren në kampionatin anglez.
Tottenham falë një autogolit të Janelt dhe golit të Sarr ka shënuar fitore (2:0) në udhëtim në derbin e skuadrave të Londrës, ndaj Brentford, në takimin e javës së 24-të.
Futbollisti Janelt shënoi autogol në minutën e 29-të dhe Sarr në atë të 89-tën.
Brentford reenditet në vend të 11-të me 31 pikë e Tottenham në të 14-tin me 27 sosh.