Djali i shtëpisë dhe njeriu i golave

Futboll

Djali i shtëpisë dhe njeriu i golave

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Lushnja

U zhvillua sot në Kategorinë e Parë takimi midis Lushnjës dhe Flamurtarit. Para fillimit të sfidës së fituar nga vlonjatët, në “Roza Haxhiu” pati moment për një dedikim prekës për Mikel Cankën.

Klubi lagunar nderoi kapitenin e skuadrës me një fanellë me mbishkrimin 180 gola.

Sulmuesi lushnjar arriti këtë shifër fantastike të shënimeve në ndeshjen në transfertë ndaj Kukësit. Golaedori realizoi një gol mjaft të bukur me thembër ndaj verilindorëve dhe kjo solli përmbushjen e numrit jubilar të golave në karrierën fantastike të futbollistit myzeqar.

Edhe pse verdhjeshilët u mposhtën në praninë e tifozëve të shumtë me rezultat 0-3, dedikimi special për “Kelen” ishte një moment i paharrueshëm për një lojtar që shumicën dërrmuese e ka kaluar në qytetin e tij.

Momenti i nderimit ndodhi në çastin e shkrepjes së fotografisë zyrtare përpara startimit të takimit që rezultoi “malore” për Lushnjën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat