Xherdan Shaqiri, një mjeshtër i harkimeve, këtë e dëshmoi edhe në përballjen në udhëtim me Zurich-un, në një atmosferë drithëruese ku mbi 20 mijë shikues ishin të pranishëm.
Skuadra e Baselit shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Zurich-ut.
Baseli ngadhënjeu me rezultat 1:0 me golin e Kevin që realizoi me kokë (në minutën e 36-të) pas harkimit si me milimetër nga gjuajtja e lirë e Xherdan Shaqirit.
Në minutën e 34-të, portieri i Baselit e priti penalltinë e futbollistit Chouiar.
Ndeshje ishte e luftuar deri në pikën e fundit.
Shaqiri ka qenë mjaft i rrezikshëm madje ka pas një goditje të fortë nga distanca në minutën e 23-të e me mund të madh portieri vendas e dëboi në korne.
Futbollisti Bledian Krasniqi u paraqit 68 minuta për Zurich-un dhe kapiteni Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu nga minuta e parë për Baselin.
Avdullahu në minutën e 32-të është ndëshkuar me karton të verdhë.
Pas javës së 21-të në Kampionatin e Zvicrës, Lugano kryeson me 38 pikë, pasojnë Baseli me 37, Luzerni 36, Servette 32, Lausanne 31, Zurich 30 pikë etj.