Flamurtari vijon të ndjekë në renditje “blutë” kryesues

Futboll

Flamurtari vijon të ndjekë në renditje “blutë” kryesues

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:46
Hasaj

Vora ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Burrelin me rezultatin vendimtar 1-0 fale golit të Francesco Hasajt. Këto tre pikë e mbajnë skuadrën “blu” në krye të Kategorisë së Parë me dy pikë larg ndjekësit më të afërt.

Ndërsa Burreli pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit.

Gjithashtu dhe Flamurtari ka triumfuar në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin e pastër 3-0, duke ndjekur ekipin e Vorës me dy pikë më pak në renditje. Nga ana tjetër, lagunarët ndodhen një vend sipër zonës së ftohtë, me shtatë pikë larg.

Gjithashtu dhe Besa ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Kukësit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Kavajasit ndodhen në vendin e tretë të tabelës së Kategorisë së Parë me gjashtë pikë larg Flamurtarit. Ndërsa verilindorët ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes me 7 pikë larg Lushnjes së një vendi më sipër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat