Galatasaray nis bisedimet për transferimin e Morata

Futboll

Galatasaray nis bisedimet për transferimin e Morata

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Morata

Galatasaray ka nisur bisedimet për të siguruar huazimin e sulmuesit të Milan, Alvaro Morata, ka njoftuar të dielën klubi i Superligës turke.

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës i ishte bashkuar Milan vitin e kaluar nga Atletico Madrid për trembëdhjetë milionë euro, duke firmosur një kontratë katërvjeçare.

Morata e kishte nisur karrierën te Real Madrid para se të kalonte te Juventus në vitin 2014, ndërsa më vonë pati edhe një aventurë në Premier League me Chelsea.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar dy herë Champions League, La Liga dhe Kupën e Mbretit me Real Madrid, si dhe dy tituj të Serie A me Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat