Mbrojtësi shqiptar transferohet te Komo nga skuadra tjetër e Seria A?

Futboll

Mbrojtësi shqiptar transferohet te Komo nga skuadra tjetër e Seria A?

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 20:36
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda do të jetë lojtari më i ri i Komos.

“Sky Sport” ka zbuluar lëvizjen e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës brenda Seria A.

Vojvoda do të largohet pas më shumë se 4 vitesh te Torino. 30-vjeçari u dakordësua për këtë transferim, pasi kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Aktualisht mbrojtësi i djathtë është i dëmtuar. Rikuperimi i tij pritet të marrë dhe 2 javë kohë.

Çesk Fabregas do të llogarisë shërbimet e Vojvodës për pjesën e mbetur të sezonit. Komo po lufton për mbijetesën pas ngjitjen në Seria A, ndërsa mban vendin e 15-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat