Tirana ka publikuar një video me të gjithë episodet e ndeshjes me Elbasanin, që sipas tyre nuk janë gjykuar si duhet nga gjyqtari Klodian Shahini.
“Bëhu arbitër”, shkruhet në përshkrimin e postuar. Kështu klubi bardheblu tallet me FSHF-në, pasi kjo nismë buron prej tyre këtë sezon.
Sfida mes Tiranës dhe Elbasanit u luajt dje në stadiumin “Niko Dovana”. Gjithçka u mbyll në barazim 1 me 1.
Zharmoni shënoi për kryeqytetasit në pjesën e parë, teksa më pas ishte Musta që vendosi baraspeshën në 45 minutat e dy.