Klubi shqiptar zyrtarizon afrimin e Etienne Tares. Pas largimit nga Skënderbeu, futbollisti gjen terren të ri po kësaj here në Kosovë.
Djali i legjendës së Kombëtares Igli Tare para pak ditësh u largua nga Superiorja dhe nga qyteti i Korçës ku nuk gjeti shumë hapësira të mjaftueshme aktivizimi.
Tare i vogël ishte duke u stërvitunr nga Ismet Munishi gjatë këtyre ditëve derisa të gjente një klub të ri. Por duket se tekniku i mirënjohur dardan ka vërejtur talentin në këmbët e tij me ADN sulmuesi si i ati dhe ka preferuar ta mabjë në skuadër.
21 vjeçari është bërë pjesë zyrtarisht nga Dukagjini në një postim pak çaste më parë. Klubi nga Klina ka firmosur me produktin e akdamisë së Lazios, ku i madhi Tare ishtre drejtor sportiv prej shumë vitesh. Kështu, sulmuesi i ri fillon aventurën e re dhe të parë në Kosovë.