Ballkani ndërpresin bashkëpunimin me tre futbollistë

Futboll

Ballkani ndërpresin bashkëpunimin me tre futbollistë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 21:11
Ballkani

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, përmes faqes zyrtare në facebook, ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, përfshirë këtu edhe portierin Damir Luljanoviq, i cili pjesë e skuadrës nga Theranda ishte që nga janari i vitit 2021.

Përveç tij, Ballkani ka falënderuar edhe mbrojtësin Arbnor Halitjahaj dhe sulmuesin Alfred Mensah për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në çdo paraqitje.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës.

Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha. Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre. FC Ballkani i dëshiron futbollistëve suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, ka shkruar skuadra nga Theranda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat